Shkrimtar, publicist, veprimtar shoqeror, anetar i Akademise se Shkencave te Shqiperise. Lindi ne Menkulas te Devollit. Mesimet e para i mori  ne vendlindje, te mesmen ne shkollen “Asim Zeneli” (Gjirokaster), ku beri dhe sprovat e para letrare. Ne vitet 1952 – 1957 ndoqi studimet e larta ne Fakultetin  e Letersise te Universitetit te Leningradit. Ne vitet 1957 – 1972 punon si redaktor e gazetar ne te perditshmen “Zeri i popullit” (shih). Ne vitet 1973 – 1992 ka qene kryetar e Lidhjes se Shkrimtareve dhe Artisteve te Shqiperise. Dritero Agolli eshte nje nga figurat qendrore te poezise shqipe dhe nje nga perfaqesuesit me te rendesishem te “brezit te viteve 1960”.

Kritik ndaj frymes tradicionaliste dhe patriotizmit retorik, Dritero Agolli solli ne poezi ndjeshmeri e figuracion te ri, duke e perterire sistemin e vjersherimit shqip. Ai eshte pruresi i poezise se “unit” te forte. Prirja per vetepohim u duk qysh ne vellimin e tij te pare “Ne rruge dola” (1958), por u shpreh me qarte ne poemat “Devoll – Devoll” dhe “Poeme per babane dhe per veten”. Poezia e Dritero Agollit nuk e ndan te pergjithshmen nga vetjakja, ben sintezen e kolektives me individualen. Dritero Agolli ruajti prej vlerave me te arrira te poezise se tradites – frymen popullore. Lexo te plote

Dritëro Agolli - Website zyrtar
I gjithe materiali i publikuar ne kete website eshte prone e autorit dhe nuk mund te shfrytezohet/riprodhohet pa autorizim me shkrim
Te gjitha te drejtat e rezervuara © 2011